Kalo te përmbajtja

Rreth nesh

Çfarë bëjmë ne:

Në Institutin për reziliencë dhe Siguri “PREVENT”, ne i japim përparësi pesë shtyllave kryesore:

  • Hulumtimi: Kryerja e hulumtimeve të bazuara në të dhëna faktike për të kuptuar dhe forcuar qëndrueshmërinë e komunitetit, kohezionin shoqëror, drejtësinë dhe për të luftuar rreziqet dhe kërcënimet kombëtare e ato ndërkombëtare.
  • Edukimi dhe Trajnimi: Ofrimi i programeve të trajnimit për të pajisur individët dhe institucionet me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për reziliencë shoqërore,
  • Bashkëpunim: Partneritet me komunitetet lokale dhe palët e interesuara nëpër sektorë të ndryshëm për të zbatuar aktivitete dhe programe të reziliencës shoqërore, drejtësisë, sigurisë, energjisë dhe mjedisit.
  • Zhvillimi i politikave: Kontributi në politikat dhe strategjitë e bazuara në të dhëna për të përmirësuar praktikat e sigurisë dhe reziliencës.
  • Angazhimi i komunitetit dhe ndërtimi i kapaciteteve: Angazhimi me komunitetet për të rritur ndërgjegjësimin, për të nxitur dialogun dhe për të ndërtuar besimin e ndërsjellë, duke mbështetur gjithashtu përpjekjet për ndërtimin e kapaciteteve për të forcuar reziliencën në nivele individuale, institucionale dhe komunitare.

Skënder Përteshi

Drejtor Ekzekutiv

Skender Perteshi është një ekspert i njohur në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit, me një përvojë të gjerë në hulumtime dhe avokim për çështje të lidhura me kërcënimet dhe rreziqet që përballen vendet dhe komunitetet. Me një karrierë të shquar në sektorin e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë, ai ka kontribuar në shumë projekte dhe iniciativa që synojnë forcimin e kapaciteteve institucionale dhe promovimin e reziliencës në rajon. Ai ka marrë pjesë në trajnime dhe konferenca të ndryshme ndërkombëtare, duke fituar njohuri të thella dhe aftësi të avancuara në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit.Para themelimit të Institutit për Siguri dhe Reziliencë – PREVENT, Skenderi ka mbajtur pozita të ndryshme si hulumtues dhe udhëheqës në organizata dhe institucione të rëndësishme lokale dhe ndërkombetare. Ai ka udhëhequr ekipe të specializuara në zhvillimin dhe implementimin e strategjive për menaxhimin e krizave, luftimin e terrorizmit, die promovimin e kohesionit social.

Andi Batusha

Drejtor i Programeve

Andi Batusha është njëri nga themeluesit e institutit PREVENT dhe aktualisht shërben si Drejtor i Programeve. Me përvojë të gjerë në hartimin e politikave në fushën e zhvillimit, Andi ka një sfond të dalluar që përfshin sektorët e shoqërisë civile dhe atë institucional. Andi ka luajtur një rol kyç në themelimin dhe udhëheqjen e rrjeteve të OJQ-ve për shtatë vjet, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në përpjekjet për demokratizim në Kosovë. Përkushtimi i tij për cështjet e ndërlidhura me aspektet zhvillimore dëshmohet më tej nga angazhumi i tij si Zyrtar i Lartë për Asistencë Zhvillimore në Zyrën e Kryeministrit, ku ai shërbeu për më shumë se dy vjet. Gjithashtu, Andi ka mbajtur pozitën e Zyrtarit të Lartë për Çështje të Punësimit në Ministrinë e Financave të Republikës së Kosovës për 1.5 vjet. Në këto role, ai me sukses menaxhoi dhe realizoi projekte në kuadër të instrumentit IPA, programve të BE-së si dhe udhëhoqi bashkëpunimin bilateral zhvillimor me agjenci të ndryshme e ambasada që operojnë në Kosovë. Përvoja e larmishme e Andit i shton vlerë të konsiderueshme institutit. Aftësia e tij për të ndarë angazhimin në mes planifikimit strategjik dhe menagjimit tepeogrameve/projekteve është një aset kritik për Institutin PREVENT.

Besarta Zeka

Asistente e Hulumtimeve

Besarta Zeka është rritur dhe lindur në Holandë. Ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin e Menaxhimit të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Hagë, Holandë. Gjatë procesit të studimeve, Besa ka qenë pjesë e iniciativave dhe projekteve të ndryshme kërkimore në fushat e sigurisë, parandalimit dhe luftimit të terrorizmit dhe sigurisë kombëtare. Si pjesë e studimeve, Besa, për gjashtë muaj do të kryejë një praktikë kërkimore në Institutin për Siguri dhe Reziliencë – PREVENT, ku do të angazhohet në projekte kërkimore dhe avokuese për sigurinë dhe sundimin e ligjit. Besa ka vendosur që gjatë praktikës kërkimore në Kosovë, përveç angazhimit në Institutin PREVENT, të mësojë më shumë për Kosovën, kulturën dhe historinë e saj.

sqAlbanian